NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “KRYESEKRETAR” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN “KRYESEKRETAR” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhërin e Rektorit Nr.116, datë 06.10.2022, “Kërkesë për fillimin  e procedurave të konkurimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter mësimor “Kryesekretar”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”.

 

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si edhe dokumentacioni përkatës për personel ndihmës akademik me karakter mësimor me kontratë me afat të pacaktuar në pozicionin e punës “Kryesekretar” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:

Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë brenda/jashtë vendit, të njohura nga MASR;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht,)
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë vlerësime pozitive të eksperiencave të mëparshmne të punës.
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit (Microsoft Office Exel) të vërtetuara me dëshmi përkatëse.

 

Kandidatët konkurentë preferohet të plotësojnë këto kritere të veçanta:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare niveli (Master Shkencor);
  • Të ketë aftësi të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi të punuarit në grup.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës, në  Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa:Rruga e Dibrës, brenda QSU “Nënë Tereza”, Tiranë) dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Dokument/Çertifikatë e noteruar që vërteton zotërimin e një gjuhe të huaj;
  7. Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  12. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  13. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

 Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së  Institucionit.

 Afati i dorëzimi të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga publikimi në Buletinin e APP-së.

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

 Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al