NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE PËR POZICIONIN “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E BUXHETIT” NË DREJTORINË EKONOMIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE PËR POZICIONIN “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E BUXHETIT” NË DREJTORINË EKONOMIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statuti i Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr. 11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe Urdhri Nr.  71. datë  18.08.2021, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, personel administrativ, si më poshtë vijon:

 

  • Për 1 (një) vend pune në pozicionin “Përgjegjës në Sektorin e Buxhetit” në Drejtorinë Ekonomike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Drejtori i Drejtorisë.
  • Në bashkëpunim me njësitë shpenzuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ndjek procesin për planifikon çdo vit, nevojat financiare për zërat e buxhetit të vitit për paga, sigurime, bursa, shpenzime operative dhe investime;
  • Në bashkëpunim me njësitë shpenzuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përgatit dhe harton çdo vit projekt-buxhetin afatmesëm 3 vjeçar të Universitetit në zbatim të kërkesave të ligjit dhe të institucioneve përkatëse;
  • Konstaton dhe bazuar në analiza përgatit raporte për probleme të ndryshme të menaxhimit të fondeve.
  • Kryen ndjekjen e kostove të programeve kryesore të UMT-së.
  • Përgatit materialet për rialokimet e fondeve, sipas kërkesave të njësive shpenzuese të UMT-së.
  • Në bashkëpunim me sektorët e tjerë përgatit analizat për realizimin e fondeve.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në UMT janë:

 Kritere

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” në “shkencat ekonomike” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  3. Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

 

Kushtet

  1. Të jetë shtetas shqiptarë.
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje
  5. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
  6. Të zotërojë gjuhen shqipe, të shkruar dhe të folur.

 

Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  10. Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  11. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  13. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është  15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligji nr. 137/2020 për buxhetin e vitit 2021;
  • Akti Normative nr.18 date 12.04.2021 Akti Normativ Nr.4 date 05.02.2021Per disa ndryshime ne Ligjin Nr.137/2020 “Per buxhetin e vitit 2021.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.