NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE “LABORANTE MËSIMORE” PRANË DEPARTAMENTIT TË KIRURGJISË  NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, PRANË UMT-SË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE “LABORANTE MËSIMORE” PRANË DEPARTAMENTIT TË KIRURGJISË NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, PRANË UMT-SË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr.­­­ 69, datë 23.06.2021,  “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë ” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor-shkencor “Laborante Mësimore” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, pranë Fakultetit  të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, pozicioni “Laborante Mësimore” pranë Departamentit të Kirurgjisë  në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata ;
  3. 3.Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur ;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

Kritere të veçanta:

  1. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht,Italisht, Spanjisht);
  2. Të ketë eksperiencë pune.

 

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze;
  2. Preferohen kandidatë që kanë diplomë të studimeve universitare, Master Shkencor,“Marrëdhënie me Publikun”;
  3. Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e Komunikimit ose Marrëdhënieve me Publikun

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë pranë UMT-së, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  12. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al