NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME & MAGAZINIER NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për një pozicion pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të Urdhri nr. 36 prot, datë 26.05.2021 i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë:
“Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme & Magazinier” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Teknik i specialiteteve të ndryshme
- Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku përfshihen auditorët, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritare.
- Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
- Ka në mbikqyrje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i raporton ato tek Kryetari i Degës së Shërbimeve.
- Ka në mbikqyrje ambjentet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korigjuar e meremetuar defektet.
- Magazinier
- Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materjaleve dhe mirëmbajtjen e tyre.
- Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me Specialisten e Financës një herë në tre muaj.
- Furnizon administraten dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga Përgjegjësi i Financës.
- Përgatit Fletë- Daljen me gjithë artikujt sipas urdhërit të përgjegjësit të financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim.
- Paraqet kërkesen për materjale që mungojnë në magazinë.
- Magazinjeri pret Fletë -Hyrje për materjalet që vijnë nga Furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet proçes-verbali i marrjes në dorërzim nga komisioni përkatës.
- Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës.
Kritere të përgjithshme:
- Të kenë përfunduar studimet e mesme /teknik i specialiteteve të ndryshme.
- Të vërtetoj me çertifikatë/diploma ku në kushtet e institucionit tone, preferohet në specialitetin e elektriçistit
- Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune.
Kritere preferenciale:
Të ketë përvojë pune në specialitetin që kërkohet, e vërtetuar me anë të librezës së punës
Kushte:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit.
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm që provojnë vlerësimet positive në punë:
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15 ditë kalendarike
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin e Menaxhimit Financiar dhe Legjislacionit Teknik;
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.