NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND VAKANT NË POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, KATEGORIA ASISTENT- LEKTOR”, NË DEPARTAMENTIN E LABORATORËVE, SHËRBIMI KLINIK-BIOKIMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 48, datë 22.05.2024, “Për miratimin e kritereve për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Personel akademik me kohë të plotë, kategoria “Asistent- Lektor”, në Departamentin e Laboratorëve, Shërbimi Klinik-Biokimik në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Personel akademik me kohë të plotë, kategoria Asistent- Lektor”, në Departamentin e Laboratorëve, Shërbimi Klinik-Biokimik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të jetë diplomuar në programin Master i Integruar i Ciklit të Dytë (Master i Shkencave) në “Mjekësi të Përgjithshme”, brenda ose jashtë vendit.
- Të ketë notë mesatare të ponderuar ≥ 9 të programit Master i Integruar i Ciklit të Dytë (Master i Shkencave) në Mjekësi të Përgjithshme.
- Të ketë përfunduar specializimin afatgjatë në degën “Laborator Klinik –Biokimik” brenda ose jashtë vendit.
- Të ketë notë mesatare të ponderuar ≥ 9.5 të programit të specializimit afatgjatë në degën “Laborator Klinik –Biokimik”
- Të zotërojë licencë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
- Të zotërojë me dëshmi të nivelit C1 të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit europian (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht)
Kritere specifike:
Të ketë jo më pak se 3 (tri) vjet eksperiencë profesionale në specialitetin “LaboratorKlinik –Biokimik”, nga përfundimi i programit të specializimit afatgjatë në këtë fushë.
Kritere Preferenciale:
- Preferohen kandidatë që janë në proces doktorature në fushën e mjekësisë laboratorike.
- Të ketë eksperiencë mësimdhënie në UMT për lëndën/lëndët që mbulon Shërbimi i Laboratorit Klinik-Biokimik.
- Të ketë ushtruar aktivitetin profesional në laboratorin universitar biokimik- klinik në QSUT, ose në një laborator biokimik –klinik pjesë e rrjetit formues të UMT.
- Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje të noterizuar e diplomës dhe listës së notavae të programit Master i Integruar të Ciklit të Dytë (Master i Shkencave) në Mjekësi të Përgjithshme. Për diplomat të marra jashtë vendit kërkohet kopje e noterizuar e njehsimit të diplomës nga institucioni përgjegjës së bashku me listën e notave (të noterizuara).
- Kopje te noterizuar e diplomës dhe listës së notave të programit të specializimit afatgjate ne “Laborator Klinik-Biokimik”. Për diplomat të marra jashtë vendit kërkohet kopje e noterizuar e njehsimit i diplomës nga institucioni përgjegjës së bashku me listën e notave (të noterizuara).
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut në Shqipëri;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë të gjuhës të huaj (e detyrueshme te paktën një)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit apo trupa akademike
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Cdo dokument tjetër që vërteton trainimet, specializimet, arsimin shtesë apo të tjera të permendura në CV dhe që janë në mbështetje të kritereve të mësipërme
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik, kategoria “Asistent- Lektor”, miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al