NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr.114, datë 29.10.2020 shpall konkursin për dy vende pune: 1 (një) në pozicionin e punës “Sekretare Mësimore” dhe 1 (një) në pozicionin e punës “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant “Sekretare Mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, të jenë si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë përfunduar minimali shtstudimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të hua;
- Të ket njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshmitë përkatëse;
- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe institucione të tjera të edukimit;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
Kritere të preferenciale:
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punës nëse ka qenë i punësuar);
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka qenë i punësuar);
- Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj;
- Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohurit të paketës Microsoft Office të noteruar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, të jenë si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të zotëroj diplomë të paktën të nivelit Bachelor
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës
Kritere të preferenciale:
- Të njohë dhe të ket eksperienc pune në menaxhim
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë nëse ka qenë i punësuar);
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka qenë i punësuar);
- Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohurit të paketës Microsoft Office;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Protokollin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 09.11.2020-20.11.2020 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
– Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al