NJOFTIM PËR DY VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË PROKURIMEVE NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE INVESTIMEVE; SPECIALIST I SEKTORIT TË PROKURIMEVE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për dy pozicione pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,
- Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve
- Specialist i Sektorit të Prokurimeve
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Realizimi i procedurave të prokurimit në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik, nga faza e përllogaritjes së fondit limit deri në hartimin e kontratës;
- Respektimi i të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
- Publikimi i njoftimeve të prokurimit për çdo kategori prokurimi, si krijimi në sistemin e prokurimit publik të regjistrit të prokurimeve publike, reflektimi i ndryshimeve dhe shtesave në regjistrin e parashikimit, krijimi i dosjes së tenderit, publikimi i njoftimit të fituesit, publikimi i kontratës së nënshkruar, pezullimi, anulimi dhe arkivimi i një procedure prokurimi sipas pjesëmarrjes në komisionin përkatës në procedurë;
- Hartimi dhe propozimi i planit vjetor të prokurimeve, në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit në bazë të kërkesave dhe nevojave për prokurim;
- Përgatitja e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik (shpenzimeve (llog. 602) dhe investimeve (llog. 230/231) në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit, në fillim të çdo viti kalendarik;
- Raportimi i regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në çdo fillim viti kalendarik;
A. Kriteret:
- Kandidati për vendin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve”, propozohet të plotësojë këto kritere :
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca Ekonomike/Juridike.
- Të ketë jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) vite eksperiencë pune dhe minimalisht 5 (pesë) vite në fushën e prokurimit publik;
- Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Kandidati për vendin e punës “Specialist i Sektorit të Prokurimeve”, propozohet të plotësojë këto kritere :
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në shkenca Juridike.
- Eksperienca në punë në fushën përkatëse përbën avantazh;
- Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dëshmi penaliteti;
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 07.05.2018 – 18.05.2018 (10 ditë pune).
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
B. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.
C. Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.