NJOFTIM PËR EKSPERTË TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI, TË SPECIALIZUAR NË FUSHËN E PAJISJEVE DHE MATERIALEVE MJEKËSORE, LABORATORIKE DHE STOMATOLOGJIKE, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në shkresën e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, UMT, nr. 2512 prot., datë 15.08.2023 “Kërkesë për angazhim me kontratë shërbimi specialist fushe, të specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike”,
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për ekspertët e jashtëm me kontratë shërbimi të specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve mjekësore, laboratorike dhe stomatologjike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:
Kritere:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Biomjekësore;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve stomatologjike.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ose nëpërmjet postës në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 17.08.2023 deri më 08.2023
Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje.
Ngarkohet Sektori i Burimeve Njerëzore për zbatimin e këtij Urdhëri për publikimin e tij në faqen zyrtare të UMT-së.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.