NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE DERMATOLOGJISË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 151, datë 21.12.2020 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës Personel Akademik në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Dermatologjisë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Dermatologjisë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësise ,dega “Mjekësi e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit me notë mesatare të ponderuar mbi 8(tetë).;
- Të ketë shtetësi shqiptare;
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata per kryerjen e nje vepre penale;
- Të mos jete marre ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna apo institucioni i edukimit;
- Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
Kritere specifike:
- Të disponojë diplomë specializimi në Degën e Sëmundjeve Infektive me rezultate shumë të larta;
- Të ketë eksperiencë pune si mjek infeksionist për një periudhë sa më të gjatë,në mënyrë preferenciale në Shërbimin Infektiv të QSUT;
- Të ketë kualifikime ose specializime në fushën e Sëmundjeve infektive sidomos pranë institucioneve ndërkombëtare;
- Të ketë doktoraturë ose të jetë në proces doktorature në fushën e sëmundjeve infektive apo tituj shkencorë të fituar në universitete brenda dhe jashtë vendit.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kane aktivitet shkencor në fushën e sëmundjeve infektive përmes pjesëmarrjes në projekte,apo publikimeve shkencore (poster, prezantim, artikuj) etj;
- Preferohen kanditatë me notë mesatare sa më të lartë;
- Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë në mësimdhënie si pedagog i jashtëm në lënden e sëmundjeve infektive për një periudhë mbi 5 vjeçare.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop
- Çdo dokumentacon tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhës të mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 28.12.2020 – 12.01.2021(10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al