NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND, POZICIONI “ASISTENT LEKTOR”, NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARA KLINIKE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhrin e Rektorit Nr. 147 , datë 11.10.2023, “Për miratimin e kritereve për kanditatët për vendin e punës personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ”, shpall konkursin për 1 (një) vend, në pozicionin e punës “Asistent Lektor” me kohë të plotë, në Departamentin e Lëndëve Para Klinike, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, 1 (një) vend, pozicioni “Asistent Lektor”, në Departamentin e Lëndëve Para Klinike, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
- Të zotëroj me dëshmi të nivelit C1, të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Evropian, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht
- Të ketë së paku kualifikim të ciklit pasardhës, përkatësisht:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, studime universitare brenda ose jashtë vendit
Kritere specifike:
- Të ketë notën mesatare të ponderuar të diplomës Bachelor >9.5;
- Të ketë notën mesatare të ponderuar të diplomës Master i Shkencave >9.5;
- Të ketë jo më pak se 3 vite eksperiencë profesionale nga përfundimi i ciklit të dytë;
- Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
Kritere preferenciale:
- Të ketë marrë pjesë në veprimtari dhe/ose aktivitete shkencore;
- Të ketë përvojë dhe pjesmarrje në projekte kombëtare ose ndërkombëtare;
- Të ketë eksperiencë në fushën e mësimdhënies, si pedagog i jashtëm;
- Të ketë botime dhe artikuj shkencorë;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noteruar e librezës së punës;
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj.
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al