NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR 1(NJË) VJEÇARE, KATEGORIA “LEKTOR” NË PROFILIN “INFERMIERISTIKË”, NË DEPARTAMENTIN E DIAGNOSTIKËS DHE REHABILITIMIT SHËNDETËSOR DHE INFERMIERISTIKËS NË KIRURGJI DHE OBSTETRIKË-GJINEKOLOGJISË, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR 1(NJË) VJEÇARE, KATEGORIA “LEKTOR” NË PROFILIN “INFERMIERISTIKË”, NË DEPARTAMENTIN E DIAGNOSTIKËS DHE REHABILITIMIT SHËNDETËSOR DHE INFERMIERISTIKËS NË KIRURGJI DHE OBSTETRIKË-GJINEKOLOGJISË, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

Njoftim për vend të lirë pune Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 178, datë 06.12,2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik me kontratë me afat të caktuar 1(një) vjeçare, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë” shpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel akademik me kohë të plotë, kategoria “Lektor” në profilin “Infermieristikë”, me kontratë me afat të caktuar 1 (një) vjeçare, në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe Obstetrikë-Gjinekologjisë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Kandidatët për personel akademik me kohë të plotë, me kontratë me afat të caktuar 1(një) vjeçare, kategoria “Lektor” në profilin “Infermieristikë”, në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe Obstetrikë-Gjinekologjisë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme: 
1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
7. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Infermierisë ose Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, studime universitare brenda ose jashtë vendit.
8. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere Specifike:
 1. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë).
2. Të ketë vite eksperiencë profesionale nga përfundimi i studimeve universitare.
Kritere Preferenciale:
 1. Të ketë gradën “Doktor” në fushën e infermierisë;
2. Të ketë marrë pjesë në veprimtari dhe/ose aktivitete shkencore ndërkombëtare, seminare, kongrese, workshop Brenda dhe jashtë vendit;
3. Të ketë eksperiencë në fushën e mësimdhënies, në lëndë që mbulon Departamenti;
4. Të ketë eksperiencë pune në fusha specifike që ka nevojë Departamenti;
5. Të ketë botime dhe artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit;
6. Të ketë marrë pjesë në implementimin e një metode diagnostikuese apo terapeutike inovative ku të jetë trajnuar në një nga vendet e Bashkimit Europian,
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
 1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
7. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
8. Të paktën dy referenca nga profesorë;
9. Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
10. Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
13. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
14. Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
15. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune me datën e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: 
Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al