NJOFTIM PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT E KIRURGJISË OMF & PARAKLINIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UMT-SË TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 31 datë 28.03.2024 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë OMF&Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë, pranë Departamentit e Kirurgjisë OMF&Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
- Të mos jetë i dënuar nga Gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave në Stomatologji” ose ekuivalent me të, brenda ose jashtë vendit;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare të ponderuar mbi 8.5
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj me dëshmi të gjuhës së huaj një nga gjuhët e BE (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, etj.)
- Të ketë licensë për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Stomatologut;
Kritere specifike:
- Të ketë përfunduar Specializimin Afatgjatë në Kirurgji OMF;
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse dhe të jetë i punësuar në Shërbimet Shëndetësore Univeristare;
- Të ketë përfunduar ose të jetë në proces Doktorature;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie mbi 5 vite;
Kritere Preferenciale :
- Të ketë përfunduar Specializimin Afatgjatë në Kirurgji OMF me notë mesatare të ponderuar mbi 9.5;
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse dhe të jetë i punësuar në Shërbimet Shëndetësore Univeristare Publike;
- Të jetë pjesëmarrës në projekte kërkimore-shkencore;
- Të ketë aktivitet të pasur shkencor në fushën përkatëse;
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit.
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Stomatologut.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al