NJOFTIM PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, 2 (DY) VENDE, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE” PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, 2 (DY) VENDE, POZICIONI “SEKRETARE MËSIMORE” PRANË SEKRETARISË MËSIMORE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. ­85 , datë 23.08.2022,  “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë ”, shpall konkursin për 2 (dy) vende, për pozicionin e punës “Personel ndihmës akademik me karakter mësimor “Sekretare Mësimore” me kohë të plotë, pranë Sekretarisë Mësimore në Fakultetin e Mjekësisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, 2 (dy) vende, pozicioni “Sekretare Mësimore” pranë Sekretarisë Mësimore, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

           

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës , për të cilin konkuron;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur ;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Univesisitare, të nivelit Master Profesional ose Master Shkencor, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre ) vjet;

 

Kritere preferenciale:

Preferohen kandidatë që zotërojnë;

  1. Diplomë të Studimeve Universitare, Master Shkencor në Shkencat Shoqërore ose Humane.
  2. Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune në arsimin e lartë.
  3. Preferohen kandidatë që zotërojnë dëshmi të gjuhës Frengjisht/ Anglisht.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  5. Kopje e noteruar e librezës së punës;
  6. Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  10. Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  11. Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  12. Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al