NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHME), NË DREJTORINË E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË”

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHME), NË DREJTORINË E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË”

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e  arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,  si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 51, datë 24. 05. 2022, “Për  fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist” me kontratë me afat të caktuar (të përkohshme), në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”

Kandidatët për “Specialist” me kontratë me afat të caktuar (të përkohshme), në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

 Kritere:

  • Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht,Frengjisht, Gjermanisht, Italisht,Spanjisht), preferohet gjuha angleze.
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

 Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës   studimi);
  5. Kopje e noteruar e librezës së punës, nëse ka eksperiencë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tri muajve të fundit).
  10. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.  Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune që nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Rregulloret për dhënien e titujve akademikë dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al