NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS (NJË VEND), “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, “SEKRETARE MËSIMORE” NË DEPARTAMENTIN E DRSHIKOGJ” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhërin e Rektorit nr. 25 prot, datë 07. 03. 2022 shpall konkursin për pozicionin e punës (një vend), “Personel ndihmës akademik, “Sekretare Mësimore” në Departamentin e DRSHIKOGJ” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin e punës 1(një) vend, “Personel ndihmës akademik, “Sekretare Mësimore” në Departamentin e DRSHIKOGJ” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë brenda/jashtë vendit, të njohura nga MASR;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos jetë marrë masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë vlerësime positive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike.
Kandidatët konkurentë preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar studimet universitare minimumi niveli (Bachelor);
- Preferohet zotërimi i gjuhës angleze;
- Të ketë arsimim, trajnime apo përvojë pune në fushën sipas pozicionit të kërkuar;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
- Të ketë aftësi të punuarit në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike.
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Brenda QSUT “Nënë Tereza” Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al