NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME, LËNDA E REUMATOLOGJISË, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME, LËNDA E REUMATOLOGJISË, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. ­­182, datë 21.12.2023,  shpall konkursin për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, Lënda e Reumatologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës Personel Akademik” me kohë të plotë, 1 (një) vend në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, Lënda e Reumatologjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë :

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme.
  2. Të ketë kryer Specializimin për Reumatologji në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
  3. Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht,Spanjisht)
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të jetë shtetas shqiptar;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të jetë mjek ordinator në Shërbimin e Reumatologjisë në QSUNT dhe të ketë një periudhë pune 15 vjeçare në këtë shërbim;
  2. Të ketë gradën shkencore Prof. ose Prof.As. të mbrojtur në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë;
  3. Të ketë qenë pedagog i jashtëm i lëndës së Reumatologjisë në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për një periudhë 10 vjet pa shkëputje nga mësimdhënia;
  4. Të ketë dhënë një cikël të plotë leksionesh në lëndën e Reumatologjisë për studentët e Reumatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbi 5 vite pa shkëputje nga mësimdhënia;
  5. Të ketë publikime në revista shkencore, kongrese dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit;
  6. Të ketë aftësi dhe performance profesionale në komunikimin me studentë, specializantë, stafin mjekësor etj;

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion: 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Të paktën dy referenca, nga të cilat të paktën njëra të jetë nga Profesor i fakultetit ku është diplomuar;
  10. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  13. Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  14. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  15. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
  16. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në  zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al