NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME”, NË LËNDËN E PNEUMOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME”, NË LËNDËN E PNEUMOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin Nr. 16, datë 07.02.2024 “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kohë të plotë, në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme”, në Lëndën e Pneumologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Laborante Mësimore” me kohë të plotë, në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  5. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë kryer studimet e larta në profilin e Shkencave Shoqërore, preferohet dega Gjuhë-Letërsi.
  2. Të zotëroj një gjuhë të huaj, perëndimore (Italisht, Anglisht);
  3. Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
  4. Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite në Administratë Publike Shtetërore, eksperiencë në mbajtjen, ruajtjen, protokollimin e dokumentave si dhe aftësi të mira pune në grup.

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, të Fakultetit të Mjekësisë, në UMT-së , dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
  10. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  13. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tre) muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në zyren e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al