NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 181, datë 20.12.2023, Për miratimin e kritereve  dhe fillimin e procedurës së punësimit për kandidatët, për 1 (një) vend pune personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist i Burimeve Njerëzore”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin, si më poshtë vijon :

 “Specialist i Burimeve Njerëzore”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Burimeve Njerëzore”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  4. Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master Shkencor, apo të barasvlerëshm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
  5. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
  6. Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës si dhe të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi, kundërvajtje penale apo vepre penale;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  10. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  11. Të ketë eksperiencë pune.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dosjen me procesverbal, listen e dokumentave të inventarizuar, pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, dokumentat si më poshtë:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) si rregull sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
  10. Formular vetëdeklarimi sipas formë së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Vërtetim nga punëdhënës aktual/i mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  13. Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s ‘kualifikim  të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune me ditën e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Nr. 7961 dt.12.07.1995 Kodi i Punës i RSH, i ndryshuar.
  • Njohuri mbi aktet ligjore e nënligjore të arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al