NJOFTIM PËR PUNËSIM

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Bazuar në nenin 74 dhe nenin 75 te VKM nr.285, datë 19.05.2021 ” Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, dhe duke qënë se objekti i kontratës kërkon nje vlerësim profesional në fushen inxhinierisë biomjekësore për vlerësimin e aparaturave mjekësore, gjykojmë se nevojitet asistenca teknike e një eksperti te jashtëm, te specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve stomatologjike për të përforcuar mendimin profesional teknik.
Prandaj, për të qënë pjesë e grupit të punës për realizimin e proçedurës së prokurimit, kërkojmë punësimin me kontratë shërbimi te një eksperti të jashtëm, si më poshtë:
1. 1 (nje) Inxhinier të fushës së inxhinierisë biomjekësore, i cili duhet të plotesojë kriteret si më poshtë:
1. Të ketë diplomë të nivelit Master Shkencor në degën inxhinieri biomjekësore;
2. Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet;
3. Te ketë aftësi të mira komunikuese;
4. Të jetë shtetas shqiptar;
5. Të ketë zotësi të plotë për te vepruar;
6. Të jetë i specializuar në fushën e pajisjeve dhe materialeve stomatologjike.
Kandidati duhet td dorezojnë pranë Sektorit te Protokoll Arkivës, ne Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tirane, dokumentet si më poshtë:
1. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
2. Fotokopje të pasaportes ose kartës së identitetit (ID);
3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre ne MAS (per
diplomat e marra jashte vendit).
4. Fotokopje te librezes se punës, te noterizuar.
Mosparaqitja e dokumentve ose mosparaqitja e plote e tyre eshte kusht për skualifikim.
Afati i dorezimit të dokumentacionit 18/10/2022 – 21/ 10/2022