NJOFTIM PËR PUNËSIM PËR DY EKSPERT TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI

NJOFTIM PËR PUNËSIM PËR DY EKSPERT TË JASHTËM ME KONTRATË SHËRBIMI

Në zbatim të nenin 37 dhe 58 të kreut VII-të, i VKM Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”të ndryshuar, kërkohen dy ekspert të jashtëm me kontratë shërbimi, një të  fushës së inxhinjerisë mekanike, një të  fushës së inxhinjerisë elektrike, të cilët do të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave të cilët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, brenda 7 ditëve nga publikimi njoftimiit dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit).
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati dorëzimit të dokumentacionit: brenda datës 23/10/2020