NJOFTIM PËR TRE VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE INVESTIMEVE; SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË;  SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE

NJOFTIM PËR TRE VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE INVESTIMEVE; SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË; SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për tre pozicione pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,

  1. Drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve
  2. Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë
  3. Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

 

  • Drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve
  1. Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Organizon dhe ndjek punën për planifikimin, hartimin, zbatimin dhe ndjekjen e buxhetit.
  • Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e sektorëve.
  • Udhëheq punonjësit e sektorëve duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara.
  • Sugjeron hartimin e politikave buxhetore dhe ndjekjen e procedurave për menaxhimin me eficencë dhe efektivitet të fondeve buxhetore.
  • Merr pjesë në hartimin e politikave buxhetore, planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera; kur kërkohet kontributi dhe mendimi i tij.
  • Në pozicionin e Nëpunësit Zbatues ndjek detyrat, që rrjedhin nga Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre.
  • Në fillim të çdo viti buxhetor ndërmerr me Përgjegjësin e Sektorit të Financës ndarjen e planit të fondeve buxhetore sipas njësive ekonomike nëpër fakultete dhe koordinon punën për realizimin e planit të buxhetit dhe të detyrave të tij;
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon Universiteti;

 

      2. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve”, duhet të plotësojë këto kritere :

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën e Financës;
  2. Të ketë jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) vite eksperiencë pune në financë;
  3. Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti;

 

 3. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, të ndryshuar,
  • Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.

 

  • Specialist finance në Fakultetin e Mjekësisë
  • Specialist finance në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

 

1. Përshkrimi përgjithësues i punës :

  • Menaxhon fondet buxhetore të miratuara duke siguruar përdorimin me efektivitet dhe në përputhje me legjslacionin në fuqi për fondet publike;
  • Përgatit raportime mbi përdorimin e fondeve të buxhetit për shpenzimet (pagat., sigurimet shoqërore e shëndetësore, shpenzimet operative dhe investimet);
  • Ndjek detyrat, që rrjedhin nga Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre.
  • Mban llogaritë financiare në përputhje me aktet ligjore në fuqi për kontabilitetin;
  • Harton urdhër pagesat e shpenzimet për Degën e Thesarit dhe për bankat
  • Përgatit evidencat statistikore financiare
  • Harton bilancin financiar vjetor
  • Evidenton shpenzimet mujore dhe vjetore sipas zërave të buxhetit nëpermjet ditarëve përkatës

 

2. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë” dhe “Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, duhet të plotësojë këto kritere :

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në degën e Financës;
  2. Të ketë eksperienca pune në fushën e financës;
  3. Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje të diplomës Bachelor/ Master dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti;

 

3.Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , të ndryshuar,
  • Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.

 

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 14.05.2018 – 25.05.2018  (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al