
NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 122, datë 11.11.2020 shpall konkursin për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant për “Personel Akademik” në Departamentin e Terapise Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,, si më poshtë vijon:
Kandidatët konkurentë për pozicionin e punës vacant “Personel Akademik” 1 (një) vend nëØ Departamentin e Terapisë Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
 - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
 - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
 - Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë ose Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dega Stomatologji, studime universitare Brenda ose jashtë vendit.
 - Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 9 (nëntë).
 - Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht);
 - Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës që konkurron;
 
Kritere specifike (të veçanta)
- Të ketë specializim, master ose provim pasuniversitar specialiteti pedodonti (nota mesatare mbi 9);
 - Kandidati të jetë me Doktoraturë në fushën e pedodontisë.
 - Të ketë mbi 15 vjet eksperiencë pune në pedodonti.
 - Të ketë mbi 10 vjetë experiencë në mësimdhënie në lëndën e pedodontisë.
 - Të ketë liçensë profesionale të ushtrimit të profesionit.
 - Të ketë pjesmarrje active në veprimtari kërkimore ose aktivitete shkencore në fushën e pedodontisë.
 
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
 - Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
 - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
 - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
 - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Per diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokpje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje; 6. Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare etj.
 - Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
 - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
 - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
 - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
 - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
 - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
 - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
 - Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
 
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së ProtokollArkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë) Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 16.11.2020- 27.11.2020 (10 ditë pune)
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për përsonel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i puplikuar ne faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
									
									
								
									
									
								
									
									
								
									
									
								
