NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PËR 2 (DY) VENDE, NË POZICIONIN SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PËR 2 (DY) VENDE, NË POZICIONIN SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për një pozicion pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të Urdhri nr. 53  prot, datë 24.06.2020 i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 2 (dy) vende te lirë pune, si më poshtë:

  • Për 2 (dy) vende, në pozicionin Specialist në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës.
  • Përgatitja e Dokumenteve Standarde të Tenderit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Merr pjesë gjithë procesin pë përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
  • Përgatit regjistrin e parashikimit të prokurimeve, konform buxhetit të miratuar për investime dhe për shpenzime;
  • Hartimin e specifikimeve teknike nese nuk janë hartuar nga struktura të tjera
  • Përllogaritjen e fondit limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme;
  • Përgatitjen e procedurës për KVO-në;
  • Asiston në mbledhjet e KVO-së dhe jep mendim si dhe bën interpretim ligjor për Dokumentat e tenderit, atëhere kur i kërkohet nga anëtarët e KVO-së;
  • Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punes si dhe planeve të punës të miratuara nga Drejtori përkatës;
  • Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

 

Kritere:

  1.  Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve, “master profesional” ose “bachelor” në shkencat “ekonomi”, “juridik”, “inxhinieri dhe teknologji”, “natyrore” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë 1 vit eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  3. Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
  5. Të jete shtetas shqiptarë me zotësi te plotë për të vepruar;

Kushtet:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.Të zotërojne aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë;

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit(ID);
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  11. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Çertifikate/deshmi qe vertetojne njohuri te avancuara profesionale te paketes Microsoft
  13. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 29.06.2020 – 10.07.2020  (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.