NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LABORATORËVE “SEKSIONI I MJEKËSISË TRANSFUZIVE”

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LABORATORËVE “SEKSIONI I MJEKËSISË TRANSFUZIVE”

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në Fakultetin e Mjekësisë si më poshtë vijon:

  • Personel Akademik në Departamentin e Laboratorëve “Seksioni i Mjekësisë Transfuzive”.

Kandidatët konkurentë për vendin vakant për Personel Akademik në Departamentin e Laboratorëve “Seksioi i Mjekësisë Transfuzive”, duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, brenda ose jashtë vendit;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare ≥8 (tetë);
  3. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  6. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;

 

Kritere specifike:

  1. Të jetë mjekë specialist në fushën e Mjekësisë Transfuzive;
  2. Të zotërojë licencën nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës;
  3. Të zotërojë doktoraturë në fushën përkatëse;
  4. Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 10 vjet si specialist në mjekësi transfuzive;
  5. Të ketë eksperiencë mësim-dhënie jo më pak se 5 vite në lëndën e transfuziologjisë për studentët e programit të masterit në mjekësi dhe/ose në programin e specializimit afatëgjatë në Mjekësi Transfuzive;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë experience në organizimin e programeve studimore universitare të ciklit të dytë dhe të tretë;
  2. Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e transfuziologjisë;
  3. Të ketë eksperiencë organizative në projektet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjekësisë transfuzive;

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  6. Kopje e noterizuar e liçencave për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga urdhri i Mjekëve.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  8. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
  9. Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  10. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve preferenciale.
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ose vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.
  15. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

 Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 16.12.201930.12.2019 (10 ditë pune)

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

 

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al