NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, “SPECIALIST I ARKIVËS”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, “SPECIALIST I ARKIVËS”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist i Arkivës” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,

Kriteret:

 Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Arkivës” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë perfunduar studimet Master Shkencor, ose diploma ekuivalente me to DIND;
  2. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse, duke zotëruar aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  3. Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve bazë (exel, word);
  4. Të zotëroj një gjuhë të huaj perëndimore;
  5. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  8. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  9. Të jetë shtetas shqiptar;
  10. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  11. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr.232, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 03.02.2020-14.02.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al