Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Mjekësia interne nga laboratori në klinikë: Fuqia e qëllimit të përbashkët“
Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Mjekësisë Interne, Tiranë, do të mbahet më 11 Tetor 2024, në Sallën Telemedicina, Spitali Rajonal Durrës, deri në 100 pjesëmarrës, me 3 orë efektive, me kredite të miratuara 3.
Aktiviteti ofrohet për mjekë të përgjithshëm dhe specialitete si mjekë familje, kardiologë, internistë, nefrologë, neurologë, endokrinologë, imazherist, dermatologë, kirurgë, onkologë, mjekë laboratori, mjekë ligjor si dhe farmacistë.
Person kontakti: Dr. Somida Kuka
E-mail: somida.kuka@gmail.com
Nr. Tel: 0672020299
Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Programi-eventit-11-Tetor-2024.docx