Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim në proces akreditimi nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Efektet imunomodulatore të laktoferrinës në pediatri”
Aktiviteti i ofruar nga Departamenti i Pediatrisë, Fakulteti i Mjekësisë, me 4 orë efektive në total. Aktiviteti do të mbahet në datë 2 prill 2022, në sallë pranë Sallës së Konferencës, Hotel Eter, Golem, Durrës, në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, me kredite të miratuara 4.
Aktiviteti ofrohet për mjek specialiteti, mjek pediatër, neonatolog.
Person kontakti: Prof. Dr. Gjeorgjina Kuli
E-mail: gkuli_lito@hotmail.com
Tel: 0682164577
Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Programi-i-Aktivitetit-1.doc