Njoftim për zhvillim aktiviteti

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
               

  “Punonjësi shëndetësor në karrierë dhe të reja shkencore”

 

Aktiviteti i ofruar nga Departamenti i Lëndëve Paraklinike, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, do të mbahet më 17 Mars 2023, në sallë, pranë Fakultetit të  Shkencave Mjekësore Teknike, Amfiteatri, me 5 orë efektive, me kredite të miratuara 5.

Aktiviteti ofrohet për mjekë të përgjithshëm, Kardiologë, Gastrohepatologë, Kardiologë, Nefrolog, Endokrinologë, Kirurgë, infermierë dhe Farmacistë.

Person kontakti: Gentian Stroni

E-mail: gentian.stroni@umed.edu.al

Nr. Tel: 0674768888

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/03/PROGRAMI-Departamenti-Lendeve-Paraklinike.docx