NJOFTIM PËR ZHVILLIM AKTIVITETI
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Diabeti dhe ndërlikimet okulare“
Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Okulistikës, Fakulteti i Mjekësisë, do të mbahet më 17 Qershor 2023, në sallë, pranë Hotel Hilton Garden Inn, Tiranë, deri në 100 pjesëmarrës me 4.5 orë efektive në total, me kredite të miratuara 4.5 në total.
Aktiviteti ofrohet për specialitete si Endokrinologë, Okulistë, Mjek të Përgjithshëm, Mjek Familje.
Person kontakti: Florian Toti
E-mail: floritoti@gmail.com
Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/06/PROGRAMI-FINAL-I-KONFERENCES-17-QERSHOR-2023-1.doc