Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Konferenca Kombëtare Vjetore e Sëmundjeve Infektive 2023“
Aktiviteti i ofruar nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive dhe Dermatologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, do të mbahet më 2 Dhjetor 2023, në sallë, pranë Hotel Rogner, Tiranë, deri në 100 pjesëmarrës, me 6 orë efektive, me kredite të miratuara 6 në total.
Aktiviteti ofrohet për specialitete si Infeksionistë, Hematologë, Mikrobiologë, Mjekë Internist, Gastro-Hepatologë, Reumatologë, Pneumologë, Nefrologë, Mjekë Familje, Mjekë i Përgjithshëm, Epidemiologë, Shëndet Publik, Dentist, Farmacist.
Person kontakti: Arjan Harxhi
E-mail: harxhiarjan@yahoo.com
Nr. Tel: 0699359065