Njoftim për zhvillim aktiviteti
Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:
“Konferenca Kombëtare e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë-Pranverë 2024”
Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Endokrinologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë, do të mbahet më 25-26 Maj 2024, në sallë, pranë Hotel White Hill, Durrës, deri 100 pjesëmarrës, me 4 kredite për secilën ditë.
Aktiviteti ofrohet për specialitete si endokrinologë, gjinekologë, internistë, kirurgë, nefrologë, kardiologë, gastrohepatologë, reumatologë, dermatologë, alergologë, hematologë, infermierë, farmacistë.
Person kontakti: Dorina Ylli
E-mail: dorina.ylli@umed.edu.al
Nr. Tel: 0692571294
Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit: