NJOFTIM PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1,63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 89, datë 06.09.2022 “Për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2022-2023, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë Dentare nr. 621/18 prot., datë 20.02.2023, protokolluar me tonën nr. 2448/40 prot., datë 21.02.2023 “Publikimi i vendeve për personel akademik me kohë të pjesshme”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm, për vitin akademik 2022-2023, për vendet vakante si më poshtë:
- Farmakologji 2 (dy) vende
(Programi i studimit “Bachelor” në “Higjenist Dentar” dhe “Teknik Dentar”
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë personeli akademik me kohë të pjesshme janë si më poshtë vijon:
- Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore preferohet gjuha angleze.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata
Kriteret preferenciale:
- Të ketë gradën Doktoraturë/ Titull Shkencor;
- Të ketë specializim në degën përkatëse;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie.
Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:
- Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
- Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
- Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
- Dokument identifikimi;
- Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë);
- Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
- Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
- Kopje të noteruar të librezës së punës;
- Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
- Dëshmi penaliteti;
- Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Afati është 7 (shtatë) ditë nga dita e shpalljes në Buletin e APP-së.
MËNYRA E VLERËSIMIT:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al