
NJOFTIM TRAJNIMI PËR STUDENTËT E DEGËS MJEKËSI E PËRGJITHSHME DHE SHËNDET PUBLIK, NË ZAGREB, KROACI
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të Paktit për Universitetin njofton studentët e degës Shëndet Publik dhe Mjekësi e Përgjithshme për një mundësi trajnimi rreth “Kontrollit të Epidemisë HIV”, Progresi drejt 2020 dhe 2030.
Trajnimi zhvillohet nga Qendra Bashkëpëunotere e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Informacion Strategjik mbi HIV dhe Universiteti i California, San Francisco, në datat 17-21 Qershor 2019, në Zagreb të Kroacisë. Shpenzimet për trajnimin janë tërësisht të mbuluara nga MSHMS.
Studentët mund të aplikojnë duke dërguar me e-mail një CV në adresën Orjola.Shahaj@shëndetësia.gov.al brenda datës brenda datës 5 Qershor 2019.