ORIENTATION DAY NE UNIVERSITETIN E MJEKESISE, TIRANE

ORIENTATION DAY NE UNIVERSITETIN E MJEKESISE, TIRANE

Informimi i studentëve është gjëja më e rendësishme për një Universitet! Për këtë arsye Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) çel dyert studentëve të tij duke organizuar aktivitetin “ORIENTATION DAY” në ditët e Martë, e Merkurë, e Enjte dhe e Premte, datë 5 nëntor, 6 nëntor, 7 nëntor dhe 8 nëntor 2013, nga ora 10:00 – 13:00, pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), pranë Pediatrikut, Auditoriumi Galileo Galilei.

“ORIENTATION DAY” synon të pajisë studentët me një informacion të plotë mbi shërbimet studentore që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, gjë e cila do t’ju ndihmojë shumë të përgatiteni për një të ardhme të suksesshme në UMT. Orientimi i studentëve do të jetë i drejtuar nga stafi pedagogjik dhe administrativ i UMT-se, të cilët do të përgjigjen pyetjeve të studentëve rreth menaxhimit akademik, programeve të studimit, si dhe një serë aktivitetesh dhe shërbimesh në vazhdim. Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të vërë në dispozicion burimet e saja njerëzore gjatë ditëve të realizimit të aktivitetit. Studentët vullnetarë dhe anëtarët e Këshillit Studentor të UMT-së do të ndihmojnë për informimin e studentëve të rinj me eksperiencën e tyre në këtë Universitet .

Gjatë kësaj periudhe, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) ka qenë organizator, bashkëorganizator dhe pjesëmarrës i shumë konferencave me nivel të lartë shkencorë dhe i shumë aktiviteteve me bazë sociale dhe qytetare, dhe vazhdon të marrë pjesë në projekte dhe fushata informuese me karakter human dhe mjekësor. Ky institucion publik i arsimit të lartë do të jetë përherë një promotor i nismave dhe ideve inovative për studentët e tij.

Bëhuni pjesë e kësaj nisme të hapur për të mësuar më shumë në lidhje me jetën akademike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
ORIENTATION DAY është i hapur për të gjithë studentët e UMT-së.

Ju mirëpresim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *