
PRANIMET NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË, TË INTEGRUARA TË CIKLIT TË DYTË , NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e datës 10.02.2023 dhe të datës 26.01.2024, miratoi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, për vitin akademik 2024-2025.
Më poshtë do të gjeni Vendimet Senatit Akademik të UMT:
- Vendimi nr. 2, datë 10.02.2023 “Për kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2024-2025” të Senatit Akademik
- Vendimi nr. 3, datë 26.01.2024 “Për kriteret e pranimit në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Mjekësi e Përgjithshme” për kandidatët që aplikojnë në kuotat e kategorive të vecanta, për vitin akademik 2024-2025″ të Senatit Akademik
- Urdhër nr. 192, datë 30.04.2024 “Për caktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit akademik 2024-2025, në institucionet e arsimit të lartë” te Ministrit të Arsimit dhe Sprotit”
- Urdhër i përbashkët nr. 112, datë 05.07.2024 “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2024-2025”
- Urdhër i Përbashkët nr. 124, datë 05.08.2024 “Për disa ndryshime në urdhrin e përbashkët nr. 112, datë 05.07.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2024-2025″”
- Vendim nr. 78, date 24.5.2024 “Për miratimin e kuotave të pranimit për programet e ciklit të parë dhe të integruara të ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2024-2025, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, të Senatit Akademik”
- Vendim 81, date 24.5.2024 “Për miratimin e kuotave të pranimit për programet e ciklit të dytë të studimeve Master Profesional dhe Master i Shkencave, për vitin akademik 2024-2025, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Senatit Akademik”
- Vendim 82, date 24.5.2024 “Për miratimin e kuotave të pranimit për programet e përbashkëta të studimit të ciklit të dytë Master Profesional dhe të ciklit të tretë Master Ekzekutiv, për vitin akademik 2024-2025, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, të Senatit Akademik”
- Udhëzim nr. 12, datë 30.06.2023 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Instituconet e Arsimit të Lartë”
- Udhëzimin nr. 5, datë 10.10.2024 “Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit të kandidatëve në programet e studimit të ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë të studimeve, Raundi III, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2024-2025” të Rektorit të UMT-së.
- Urdhër i përbashkët nr. 161, datë 25.10.2024 “Për disa ndryshime në urdhrin e përbashkët nr. 112, datë 25.10.2024, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2024-2025″”



