
PRANIMET NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË, TË INTEGRUARA TË CIKLIT TË DYTË DHE TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e datës 29.01.2020, vendosi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, si dhe në mbledhjen e datës 26.02.2021, kuotat e pranimit per programet e ciklit të parë, të integruar të ciklit të dytë dhe të ciklit të dytë, për vitin akademik 2021-2022.
Më poshtë do të gjeni Vendimet e Senatit Akademik të UMT:
- Vendim nr. 3, datë 29.01.2020 “Për miratimin e kritereve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2021-2022”
- Vendim nr. 20, datë 26,02,2021 “Për miratimin e kuotave të pranimit në programet e ciklit të parë dhe PICD në UMT, viti akademik 2021-2022”
- Vendim nr. 21, datë 26,02,2021 “Për miratimin e kuotave të pranimit në programet e ciklit të dytë, Master Profesional dhe Masteri i Shkencave në UMT, vitii akademik 2021-2022”
Në link-et e mposhtëm do të gjeni udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë lidhur me procedurat e pranimit dhe regjistrimit në IAL, për vitin akademik 2021-2022, si dhe urdhrin e përbashkët QSHA-RASH, për miratimin e kalendarit:
Data të rëndësishme për pranimet në programet e ciklit të parë dhe programet e integruara, viti akademik 2021-2022

Data të rëndësishme Pranimet në programet e ciklit të parë, të integruar të ciklit të dytë (Transferime, troje, kuota të veçanta dhe shtetas të huaj), 2021-2022

Data të rëndësishme Pranimet në programet e ciklit të dytë, për vitin akademik 2021-2022
