Rektori i UMT pret në takim përfaqësuesit italianë të projektit ndërkombëtar “Anija e Shëndetit”

Rektori i UMT pret në takim përfaqësuesit italianë të projektit ndërkombëtar “Anija e Shëndetit”

Në datën 6 prill 2025, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, priti në takim zyrtar përfaqësuesit italianë të projektit ndërkombëtar “Anija e Shëndetit”, një nismë e rëndësishme e promovuar nga One Health Foundation dhe Adria Ferries, në kuadër të iniciativës One Healthon.

Vizita në Universitetin e Mjekësisë u zhvillua në kuadër të itinerarit të projektit që për të dytin vit me radhë, lidh brigjet italiane dhe shqiptare përmes mesazhit të fuqishëm të promovimit të kulturës së edukimit për shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve.
Në këtë kuadër, Prof. Draçini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë dhe mundësitë për partneritete të ardhshme në projekte të përbashkëta kërkimore dhe akademike.

Universiteti i Mjekësisë shpreh mirënjohjen Ambasadës Shqiptare në Itali për këtë iniciativë të vlefshme dhe për angazhimin e specialistëve italianë që ofruan shërbime mjekësore falas për qytetarët gjatë udhëtimit Ankona-Durrës-Ankona.