SPECIALIST NË SEKTORIN E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

SPECIALIST NË SEKTORIN E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 78 të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 35, datë 21.04.2021 “Për miratimin e kritereve për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për  vend në pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, si më poshtë:

Specialist në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Specialist”, në Sektorin e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të zotërojë minimalisht diplomë Bachelor të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  2. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  3. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  5. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Preferohet të ketë eksperiencë punë në institucionet publike të arsimit të lartë;

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë ,Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) preferohet të jetë standardi (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  8. Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  10. Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit10 ditë pune nga publikimi i kritereve në buletinin e APP-së

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Rregulloret për dhënien e titujve akademikë dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al