THIRRJE E DYTË PËR SHKËMBIME NËN PROGRAMIN ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, NË GJERMANI

THIRRJE E DYTË PËR SHKËMBIME NËN PROGRAMIN ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, NË GJERMANI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton studentët mbi hapjen e thirrjes së dytë të aplikimeve për shkëmbime studentore në kuadër të programit Erasmus+. Aplikimet janë të hapura për studentët e ciklit të dytë të integruar “Master i Shkencave në Farmaci” ose të ciklit të tretë “Doktoratë në Shkenca Farmaceutike”, që janë të interesuar të kryejnë një periudhë shkëmbimi në Universitetin e Saarland, në Gjermani.

Ciklet e studimit të pranuara për aplikim:

      • Master i Shkencave në Farmaci (Studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Master i Shkencave në Farmaci në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Nuk mund të aplikojnë studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)
        Kohëzgjatja e shkembimeve për ciklin Master i Shkencave në Farmaci: 5 muaj.
      • Doktoratë në Shkenca Farmaceutike (Studentët Doktorantë duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit: Doktoratë në Shkenca Farmaceutike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë). 
        Kohëzgjatja e shk
        ëmbimeve për ciklin Doktoratë në Shkenca Farmaceutike: 6 muaj. 

Kuota e thirrjes për studentët: 1 kuotë.

Gjuha e programit të shkëmbimit është gjuha Gjermane. 

Niveli i njohurisë që kërkohet për studentët është minimumi niveli B1.

Dokumentat e nevojshme për aplikim: 

    • CV në gjuhën angleze;
    • Foto personale;
    • Kopje e Pasaportës;
    • Vërtetim studenti;
    • Listë e notave;
    • Letër Motivimi në gjuhën angleze;
    • Certifikatë e gjuhës Gjermane (minimumi niveli B1).

Kriteri preferencial për përzgjedhje të studentëve është nota mesatare ku do të përzgjedhet ajo më e lartë.

Afati i fundit për aplikim: 25 Korrik 2016.

Për t’u njohur me broshurën e programeve të studimit në fushën e Farmacisë të ofruara nga Universitetin e Saarland-it, lutemi të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://www.pharma.uni-saarland.de/Stundenplan.pdf

Periudha e shkëmbimit: Studentët e përzgjedhur do të fillojnë leksionet në Universitetin e Saarland-it në semestrin e parë të vitit akademik 2016-2017.

Aplikimi kryhet online në linkun e mëposhtëm: 
https://eu.jotform.com//?formID=61962012344348

Për më shumë informacion mbi këtë thirrje mund të kontaktoni me Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Ju urojmë suksese në aplikim!

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 15.07.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *