Thirrje për Aplikim: Mobilitet për Studentët e Doktoraturës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë (Programi Erasmus+ 2024-2025)

Thirrje për Aplikim: Mobilitet për Studentët e Doktoraturës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë (Programi Erasmus+ 2024-2025)

Thirrje për Aplikim: Mobilitet për Studentët e Doktoraturës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë (Programi Erasmus+ 2024-2025)

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, njofton hapjen e thirrjes për aplikim për mobilitet për studentët e doktoraturës në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+ për vitin akademik 2024-2025.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbim për Studentët e Doktoraturës
  • Kohëzgjatja: 3 (tre) muaj
  • Kuota: 1 (një)
  • Bursa:
    • 850 Euro/muaj
    • Kostoja e udhëtimit (përkatësisht distancës mes universiteteve)
    • Për llogaritjen e distancës, klikoni linkun:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e Kërkuara për Aplikim:

  • Formulari i aplikimit;
  • CV (në gjuhën angleze ose spanjolle);
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj minimum B1 (Anglisht/Spanjisht e noterizuar);
  • Listë notash të niveleve të mëparshme të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze).

Për t’u njohur më shumë rreth mundësive të studimit në Universitetin e Granadës, mund të klikoni linqet si më poshtë:

 

Afati i fundit për aplikim: 2 Dhjetor 2024

Dokumentet duhet të dorëzohen në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.

Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT.docx

Nomination Letter: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/NominationLetterKA171_EN.docx

Annex I Selection: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/AnnexI_Selection.docx

Annex II Registration: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/AnnexII_Registration.docx

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!