Thirrje për Aplikim për Projekt-Propozime Shqipëri- Kosovë 2023-2025

Thirrje për Aplikim për Projekt-Propozime Shqipëri- Kosovë 2023-2025

Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, nënshkruar më 8.03.2010, hyrë në fuqi më datë 1.12.2011, miratuar me VKM Nr. 265 datë 21.04.2010, “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe të shkencës”, Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), çel raundin e dytë të thirrjeve për aplikime të përbashkëta kërkimore, tekniko- shkencore, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është data: 20.06.2023

Vlera maksimale e financimit te AKKSHI-se: 5000 Euro

Kohëzgjatja e projektit është 2 vjet.

 Dorëzimi i aplikimeve

Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe me email në  adresën komisionivleresimitteprojekteve@umed.edu.al

 Për informacion më të detajuar mund t’i drejtoheni materialeve më poshtë:

http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/Thirrja_Shqiperi_Kosove_2023-2025.pdf

http://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/Marreveshja_kuader_Kosova_2010-1.pdf

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/06/Shtojca-1-Projekt-Propozim-2.docx