THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE TË ZHVILLIMIT (PKKZH) PËR PERIUDHËN 2021-2023

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE TË ZHVILLIMIT (PKKZH) PËR PERIUDHËN 2021-2023

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, AKKSHI shpall thirrjen për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit për periudhën 2021- 2023 në fushat prioritare si më poshtë:

  1. Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
  2. Biodiversitet dhe Mjedis
  3. Uji dhe Energjia
  4. Shkenca Sociale dhe Albanologjike
  5. Shëndetësi
  6. Sisteme dhe Teknologji Informacioni

Institucionet që kanë të drejtë të aplikojnë

Në kuadër të programeve kombëtare, kanë të drejtë të aplikojnë për financim të projekteve të kërkim zhvillimit (PKKZH), Institucionet e Arsimit të Lartë të përcaktuara si të tilla në Ligjin Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” Neni 4, pika 4, si dhe institucionet publike e jopublike, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor në 6 fushat si më sipër.

Kritere të përgjithshme për aplikim

1. Projekt – propozimi duhet të vijë nga një Institucion i Arsimit të Lartë ose Institucion tjetër sipas përcaktimeve të mësipërme, në përputhje me fushat prioritare dhe sipas kërkesave të udhëzuesit përkatës të PKKZH (shiko Udhëzuesin për projektet PKKZH);

2.Projekt – propozimi duhet të përmbajnë vetëm veprimtari që lidhen me procesin e kërkimit shkencor, duke përjashtuar blerjen e pajisjeve, dhe mjeteve laboratorike që klasifikohen në shpenzime kapitale.

Do të kenë përparësi:

  • Projekt – propozimet që vijnë si reagim ndaj situatës së pazakontë të krijuar nga COVID – 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës si dhe reduktimin e pasojave të pandemisë në fushën social ekonomike;
  • Projekt – propozimet, relevante me prioritetet strategjike sektoriale të miratuara nga Qeveria Shqiptare sipas fushave të mësipërme.
  •  Projekt – propozimet që mbështeten në marrëveshje bashkëpunimi të IAL –ve me sektorin e biznesit dhe që nxisin inovacionin;
  • Projekt propozimet që mbështesin kërkimin shkencor duke përfshirë në këtë proces kandidatë për studime të doktoratës.

 Projekt propozimet që vijnë si bashkëpunim ndërmjet IAL-ve Dokumentacioni i kërkuar për aplikim

Aplikantët duhet të dorëzojnë:

    • Projekt – propozimin të hartuar dhe paraqitur vetëm sipas formularit standard të aplikimit për

      PKKZH – të (Aneksi 1 i udhëzuesit);

    • Projekt – propozimi dhe dokumentacioni tjetër duhet të dorëzohen në 3 kopje të shtypura dhe 1

      kopje në CD, të shoqëruar me shkresë përcjellëse të institucionit punëdhënës;

    • CV e Drejtuesit të projektit, i cili duhet të ketë të paktën gradën “Doktor” në fushën përkatëse;
    • Miratimin e titullarit të institucionit për pjesëmarrje në projekt;
    • Vetëdeklarim që nuk ka aplikuar më parë tek AKKSHI. Nëse ka aplikuar dhe ka qenë fitues, të paraqesë vetëdeklarimin që ka shlyer të gjitha detyrimet;
    • Kopje të diplomës së gradës shkencore apo titullit akademik;
    • Vendimin e akreditimit të institucionit ku punon.
    • Në rast të aplikimit të institucioneve jopublike kërkohet një vërtetim nga zyra e tatim taksave vendore, që vërteton që institucioni nuk ka detyrime të prapambetura tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.

      Dorëzimi i aplikimeve

      Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin përmes postës zyrtare, në adresën: AKKSHI
      Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, Shqipëri

      Zarfi i dorëzimit të projektit duhet të jetë i mbyllur dhe të mbajë shënimin “Thirrja 1-2021 Projektet Kombëtare të Kërkim Zhvillimit”

      Afati i fundit për aplikim është data 31.03.2021

Informacione shtesë:

Kohëzgjatja maksimale e projekteve PKKZH është 24 muaj. Viti i parë i financimit (12 muaj nga data e fillimit të projektit) 2021-2022, viti i dytë i financimit 2022-2023.

Vlera maksimale e projektit: 2,000,000 lekë.

Për sqarime më të hollësishme, lidhur me programet ose me procedurat e aplikimit, të interesuarit mund të drejtohen pranë Drejtorisë së Programeve Kombëtare në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ose me e-mail në adresat: lidjana.shahinaj@nasri.gov.altea.gjata@nasri.gov.al

Udhëzuesin dhe Formën e aplikimit mund t’i gjeni në faqen zyrtare të AKKSHI,

http://nasri.gov.al.