THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE TË INFRASTRUKTURËS SË KËRKIMIT SHKENCOR (PIKSH) PËR VITIN 2023
Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor nëinstitucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)” si dhe të VKM Nr. 75 datë 12.08.2018 “Për miratimin e modelit të financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor“, Shkreses se MAS 937/2 date 16.03.2023 “Dergohet detajimi i buxhetit per vitin 2023 per shpenzimet kapitale”, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shpall thirrjen për aplikim për “Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë” për vitin 2023.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është data: 24.04.2023
Vlera maksimale e financimit te AKKSHI-se: 40,000,000 lekë;
Fondi i vendosur në dispozicion të kësaj thirrjeje: 204,157,916 lekë.
Dorëzimi i aplikimeve
Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe me email në adresën komisionivleresimitteprojekteve@umed.edu.al
Për informacion më të detajuar mund t’i drejtoheni materialeve më poshtë:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Aneksi-1-Formati-i-aplikimit-për-PIKSH.docx