THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTET KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE TË ZHVILLIMIT (PKKZH) PËR VITIN 2022
Në zbatim të Ligjit Nr. 80, date 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, AKKSHI shpall thirrjen për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit për vitin 2022 në fushat prioritare si më poshtë:
- Biodiversiteti dhe Mjedisi
- Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
- Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore
- Shkencat Sociale dhe Albanologjike
- Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
- Uji dhe Energjia
Institucionet që kanë të drejtë të aplikojnë
Në kuader të programeve kombetare, kanë të drejtë të aplikojnë për financim të projekteve të kërkim zhvillimit (PKKZH), Institucionet e Arsimit të Lartë të përcaktuara si të tilla në Ligjin Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republiken e Shqiperisë” Neni 4, pika 4, si dhe institucionet publike e jopublike, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor në 6 fushat si më sipër.
Buxheti dhe kohëzgjatja e projektit
Kohëzgjatja PKKZH është deri në 12 muaj.
Vlera maksimale e projektit është deri në 2,500,000 lekë.
Grantet e alokuara në këtë thirrje mund të mbulojnë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e personelit (kërkuesëve shkencor dhe personel ndihmës) që parashikohen për aktivitete të projektit.
Kritere te pergjithsh me per aplikim
Projekt propozimi duhet të vijë nga një lnstitucion i Arsimit të Lartë ose lnstitucion tjetër sipas përcaktimeve të mësipërme, në përputhje me fushat prioritare dhe sipas kërkesave të udhëzuesit përkatës të PKKZH (http ://nasri .gov.al/d rejtoria-e-programeve-kom betare-20);
Projekt – propozimi duhet të përmbajë vetëm veprimtari që Iidhen me procesin e kërkimit shkencor, duke përjashtuar blerjen e pajisjeve, dhe mjeteve laboratorike që klasifikohen në shpenzime kapitale.
Do të kenë përparësi:
- Projekt propozimet që kanë lidhje direkte me prioritetet strategjike sektoriale të miratuara nga Qeveria Shqiptare sipas fushave të mësipërme;
- Projekt propozime të kërkimit shkencor që vijnë si bashkëpunim me institucionet publike qëndrore dhe vendore për zgjidhjen e problematikave në sektoret strategjik;
- Projekt propozimet të kërkimit shkencor që vijnë në bashkëpunim me sektorin e biznesit , përbëjnë risi në fushën përkatëse, janë të zbatueshme në një degë të industrisë dhe e konkludojnë me një aplikim për regjistrim kombëtar të patentës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPJ);
- Projekt propozimet që vijnë si reagim ndaj situatës së pazakontë të krijuar nga COVID 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës si dhe reduktimin e pasojave të pandemisë në fushën social ekonomike;
- Projekt propozimet qeë mbështesin kërkimin shkencor në fushat prioritare duke përfshire në këtë proces kandidatë për studime të doktoratës;
Projekt propozimet të cilat, adresojnë prioritetet strategjike kombëtare , te Bashkimit Europian si dhe të Zonës Europiane të Kërkimit (European Research Area (ERA) , Iidhur me promovimin e barazisë gjinore në shkencë dhe inovacion;
Dokumentacioni i kerkuar per aplikim
Aplikantet duhet te dorezojne:
- Projekt propozimin të hartuar dhe paraqitur sipas formularit standard të aplikimit për PKKZH – të (Aneksi 1 i udhëzuesit http://gov.al/drejtoria-e-programeve kombetare-20
- Projekt propozimi dhe dokumentacioni i kërkuar sipas udhëzimit duhet të dorëzohen në 3 kopje të shtypura dhe 1 kopje në CD (përfshirë edhe dokumentat që janë të firmosura e të skanuar), të shoqëruar me një shkresë përcjellëse të institucionit aplikues e firmosur nga titullari i institucionit;
- CV nv Shqip e drejtuesit të projektit, i cili duhet të ketë të paktën gradën “Doktor” në fushën përkatëse;
- Miratimin e titullarit të institucionit për pjesëmarrje në projekt;
- Vetëdeklarim nga Drejtuesi i Projekitt qe nuk ka aplikuar më parë tek AKSHI. Nëse ka aplikuar dhe ka qenë fitues, të paraqesë vetëdeklarimin që ka shlyer të gjitha detyrimet;
- Kopje të diplomës së gradës shkencore apo titullit akademik;
- Vendimin e akreditimit të institucionit ku punon ;
- Marrëveshje bashkëpunimi (kuader ose specifike) midis JAL-ve në rast se projekti vjen si bashkëpunim ndërmjet IAL-vë.
Në rast të aplikimit të institucioneve jopublike kërkohet:
- Vërtetim nga zyra e tatim taksave vendore, që vërteton që institucioni nuk ka detyrime të prapambetura tatimore dhe të sigurimeve shoqërore;
- Kopje të statutit apo ekstraktit të QKR ku të përcaktohet që aplikuesi ka në fokus të veprimtarisë së tij kërkimin shkencor;
- Evidenca të veprimtarisë së mëparshme kërkimore – shkencore apo pjesemarrjes/ fitimit të projekteve kerkimore – zhvillimore
Në rastet kur projekt – propozimi vjen si bashkëpunim i universitetit me biznesin dokumentacioni shtesë që duhet të paraqitet është si më poshtë:
- Vërtetim nga zyra e tatim-taksave që nuk ka borxhe apo detyrime të pashlyera
- Kopje të statutit apo ekstraktit të QKB të biznesit
- Marrëveshje bashkëpunimi (kuadër ose specifike) midis IAL dhe biznesit
Në të gjitha rastet kur projekt – propozimet përbëjnë risi apo inovacion në fushën përkatëse, aplikantët, pas përfundimit të projektit , duhet të paraqesin aplikimin e tyre për regjistrim kombëtar të patentës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) në përputhje me legjislacionin përkatës .
Dorëzimi i aplikimeve:
Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin përmes postës zyrtare, në adresën: AKKSHI , Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37 , Tiranë, Shqipëri;
Afati i fundit për aplikim është data 07/03/2022. Aplikimet që mbërrijnë pas kvsaj date nuk do të pranohen. Aplikantet të llogarisin kohën qe merr shpërndarja e dokumentave me postë.
Informacione shtesë:
- Projekt-propozimet që nuk kanë dokumentacionin të plotë, kanë pasaktësi në plotësim , apo që nuk përmbushin kriteret dhe formatin e përcaktuar nga AKKSHI do të skualifikohen qe në fazën e parë të shqyrtimit teknik.
- Për sqarime më të hollësishme, lidhur me programet ose me procedurat e aplikimit, të interesuarit mund të drejtohen pranë Drejtorisë së Programeve Kombëtare në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ose me e-mail në adresat: shahinaj@nasri.gov.al ; tea.gjata@nasri.gov.al .
- Udhëzuesin dhe Formën e aplikimit mund t ‘i gjeni në faqen zyrtare të AKKSHI: http://nasri.gov.al