Thirrje për pjesëmarrës në Javën Ndërkombëtare të Studentëve në Beograd, Serbi

Thirrje për pjesëmarrës në Javën Ndërkombëtare të Studentëve në Beograd, Serbi

Java Ndërkombëtare e Studentëve në Beograd, Serbi është një festival studentor i cili tradicionalisht mbahet që nga viti 2006 në qytetin e Beogradit, Serbi. Festivali është i hapur për studentë nga e gjithë bota dhe do të mbahet nga 2 deri më 10 gusht 2024. Tema e këtij viti është kreativiteti dhe iniciativa nën sloganin “Gjeni shkëndijën, lini gjurmën tuaj“. Me rastin e përvjetorit të 17-të janë përgatitur 8 seminare në fusha të ndryshme për studentë dhe studentë të sapodiplomuar nga e gjithë bota, ku do të diskutohen çështje duke përdorur metoda të ndryshme si marketingu, grafik dizanj, start-up dhe shumë të tjera. Synimi i festivalit është gjithashtu t’u japë të gjithë pjesëmarrësve mundësinë për t’u lidhur me njëri-tjetrin dhe për të krijuar partneritete të paçmueshme. Inkurajohen të rinjtë me aftësi të kufizuara, si dhe anëtarët e grupeve të tjera vulnerabël, të regjistrohen dhe të marrin pjesë.

Festivali do të përshtatet për të promovuar rëndësinë e përfshirjes dhe lidhjes mes të rinjve nga Serbia dhe e gjithë bota. Synimi është krijimi i një dialogu multikulturor mes të rinjve.

Afati i fundit për aplikim: 25 Qershor 2024

Datat e zhvillimit të festivalit: 2 – 10 gusht 2024

Për formularin e aplikimit mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/L9hLKqkH2WPS6UsS7

Për informacion më të detajuar mund të vizitoni website-in si më poshtë:

https://iswib.org/