Biblioteka

Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) përbën një nga strukturat kryesore akademike dhe shkencore të institucionit, me një rol qendror në mbështetjen e procesit mësimor dhe veprimtarisë kërkimore. Ajo shërben si një pikë referimi për studentët, stafin akademik dhe studiuesit në fushat e mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, infermierisë dhe shkencave të tjera të kujdesit shëndetësor.

E strukturuar në mënyrë të integruar, me elementë të bibliotekës klasike dhe asete të bibliotekës digjitale, biblioteka ofron akses të gjerë në burime bashkëkohore informacioni, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare. E vendosur në afërsi të godinave kryesore të fakulteteve, ajo ofron një ambient modern dhe funksional, të pajisur me literaturë të specializuar dhe burime elektronike në shërbim të zhvillimit akademik dhe profesional të përdoruesve të saj.

Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ofron një koleksion të pasur dhe të larmishëm tekstesh, të përshtatura për nevojat akademike dhe kërkimore të studentëve dhe stafit pedagogjik në të gjitha programet e studimit:

  • Tekste bazë dhe të avancuara universitare në fushat e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë, shëndetit publik dhe shkencave teknike mjekësore.
  • Fond referencial me fjalorë, atlase, manualë klinikë, enciklopedi dhe literaturë të specializuar.
  • Revista dhe periodikë shkencorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
  • Tema diplome dhe disertacione të studentëve të cikleve Bachelor, Master dhe Doktoraturë të UMT-së.
  • Burime elektronike, përfshirë libra digjitalë, artikuj shkencorë dhe punime kërkimore.

Biblioteka Elektronike: http://widgets.ebscohost.com/prod/customerspecific/ns283074/searchbox/ns283996_al.html

Biblioteka Elektronike
Biblioteka Elektronike e Universitetit të Mjekësisë, ofron akses në literaturë dhe databaza të standardeve ndërkombëtare. Si një strukturë plotësuese e bibliotekës fizike, kjo bibliotekë është në përshtatje me nevojat bashkëkohore të studentëve, kërkuesve shkencorë dhe stafit akademik.

Shërbime dhe veçori kryesore:

  • Akses në databaza të mëdha shkencore si: HINARICOBISSU-Library etj.
  • Mundësi për kërkim të avancuar bibliografik.
  • Asistencë dhe orientim bibliografik për kërkime akademike dhe shkencore.
  • Akses i sigurt dhe i personalizuar përmes rrjetit të brendshëm të universitetit ose përmes identifikimit me kredenciale të përdoruesit (kur aplikohet).

Bashkëpunime Kombëtare

Biblioteka e UMT-së është pjesë aktive e rrjeteve dhe iniciativave ndërkombëtare që synojnë shkëmbimin e informacionit akademik dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të bibliotekës.

Platforma dhe projekte ndërkombëtare:

  • COBISS.al
    Biblioteka është anëtare me të drejta të plota në këtë platformë, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe A.SH.SH. Platforma ofron qasje në literaturë shkencore, revista dhe botime të specializuara në fushën e mjekësisë, të domosdoshme për profesionistët dhe kërkuesit në vendet në zhvillim.
    Për të aksesuar materialet në këtë platformë: www.cobiss.al
  • HINARI (Health InterNetwork Access to Research Initiative)
    Program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ofron akses falas në literaturë shkencore dhe teknologji për institucionet kërkimore në vendet në zhvillim.

Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ofron shërbime të specializuara për të mbështetur procesin mësimor dhe kërkimin shkencor në të gjitha ciklet e studimeve.

Shërbimet kryesore përfshijnë:

  • Konsultimi dhe huazimi i literaturës.
  • Kërkime bibliografike dhe ndihmë në referencim.
  • Akses dhe mbështetje për përdorimin e databazave online.
sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj