NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE “SPECIALIST”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, DREJTORIA E ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 51, datë 18.06.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

  1. Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Ndjek procesin e pajisjes me numër matrikullimi të studentëve të cilët regjistrohen për herë të parë në UMT, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
  • Ndjek dhe monitoron proceset e pranimeve në njësitë kryesore (fakultete) të UMT-së, në përputhje me kuotat e miratuara, kriteret e pranimit, etj.;
  • Përpunon projekt-propozimet e kuotave dhe kritereve të pranimit, si dhe ndjek procedurat përkatëse për miratimin e tyre;
  • Shqyrton në aspektin administrativ dhe teknik propozimet për programe të reja të studimit, ndryshimit të atyre ekzistuese apo mbylljen e tyre, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe ndjek procedurat përkatëse për miratimin e tyre;
  • Përgatit dokumentacionin për emërtimet e diplomave për ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimit në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
  • Trajton shkresat që vijnë nga institucionet me të cilat UMT ndërvepron (sipas detyrës), në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi;
  • Kryen detyrat e tjera të ngarkuara nga eprorët, në përputhje me funksionet e pozicionit të punës.
  1. Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;
  3. Të zotërojë të paktën diplomë “Master Shkencor” ose ekuivalente me të;
  4. Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  5. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  1. Kritere Preferenciale:
  1. Preferohet të ketë diplomë “Master Shkencor“ në fushën e shkencave juridike/sociale ose aplikative;
  1. Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në Ministrinë përgjegjëse për arsimin (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Dëshmi penaliteti, të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  9. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  10. Çdo dokument tjetër që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njësuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive për të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Të ketë njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit; sigurimi i brendshëm/i jashtëm i cilësisë për programet e studimit/institucionin;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin e përgjithshëm të procedurave administrative.
  • Mënyra e vlerësimit nga Komisioni:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  email në adresën info@umed.edu.al  

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj