Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin Mjekësor, Graz, Austri.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve.
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- Short – term (5 – 30 ditë) + virtualisht Cikli I, II
- Long – term (2 muaj) Cikli I, II, III
Periudha:
- Mobiliteti duhet të ketë përfunduar deri në Korrik 2027
Numri i kuotave:
- 2 (dy) kuota
Bursa përfshin:
- Kompensimin sipas programit Erasmus+;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin Mjekësor, Graz si dhe me disa programe studimi klikoni në linket e mëposhtme:
https://www.medunigraz.at/international-short-courses
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi: Kliko këtu
- CV në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Mobility Agreement; Kliko këtu
- Certifikatë e gjuhës së huaj (minimumi niveli Anglisht B2), të njësuar me origjinalin;
- Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Formulari i deklarimit: Kliko këtu
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 31.07.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!