Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 145, datë 22.10.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë “Asistent Lektor” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë të kategorisë “Asistent Lektor” në Seksionin e Histologjisë pranë Departamentit të Morfologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë me përcaktimet si më poshtë :
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë diplomuar në degën mjekësi e përgjithshme;
- Të zotërojë së paku kualifikim të ciklit pasardhës nga programi i studimit ku do të angazhohet në mësimdhënie”;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare të ponderuar ≥9, (Bachelor dhe MSC/DIND/Ciki i dytë i integruar).
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga institucione të edukimit.
- Kritere specifike;
- Të ketë përfunduar ciklin e tretë të specializimit pasuniversitar.
- Kritere preferenciale:
- Të zotërojë licensën e ushtrimit të profesionit lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie me përparësi lëndët Histologji-Embriologji ose paraklinike, prej të paktën 2 (dy) vitesh në një nga fakultetet e Universiteti të Mjekësisë, Tiranë;
- Të jetë kandidat për marrjen e gradës “Doktor”/PHD në Shkencat Mjekësore;
- Të ketë të paktën 2 (dy) botime dhe/ose referime shkencore në fushën e specializimit pasuniversitar ose të studimit doktoral, në konferenca kombëtare dhe/ose ndërkombëtare;
- Të ketë marrë pjesë në projekte shkencore dhe profesionale në fushën e mjekësisë;
- Të ketë eksperiencë pune në profesion.
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (Curriculum Vitae), sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Diplomë (fotokopje e noterizuar) e Specializimit Afatgjatë. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent (MA).
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i aftësisë për punë, i vlefshëm për tre muajt e fundit nga data e aplikimit për vendin e punës;
- Dëshmi penaliteti, (lëshuar brenda 3-muajve të fundit nga data e aplikimit);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga Ligji nr. 138/2015;
- Vetëdeklarim mbi mosmarrjen ndaj tyre të masave disiplinore të largimit nga puna nga institucione të edukimit;
- Çdo dokument që provon punësimin si pedagog i brendshëm apo i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, artikujt, tekstet, revistat, projektet shkencore, vlerësimet positive apo të tjera të kërkuara nga kriteret preferenciale apo të përmendura në jetëshkrim.
- Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokoll Arkivës, të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
- Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
- Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al