Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikim për studentët për mobilitet në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve për studime (Bachelor, Master, PhD)
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 muaj
- Mobiliteti duhet të realizohet në periudhën 01.03.2027-31.07.2027
Numri i kuotave:
- 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti–Pescara, Itali si dhe programet e studimit, klikoni më poshtë:
https://unich.coursecatalogue.cineca.it
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i Aplikimit; (Kliko këtu)
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Kopje të diplomës paraardhëse;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2, Italisht B1) e njësuar me origjinalin;
- Formulari i Deklarimit. (Kliko këtu)
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 18.11.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!